×
Secondary Adv

Pentagoni investon 2 bilion dollare per programe te inteligjences artificiale

Share on Google+

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka premtuar investime të mëdha në lidhje me sistemet e inteligjencës artificiale të përdorura për armët amerikane. 

 

Ky departament ka premtuar të shpenzojë deri në 2 miliardë dollarë gjatë pesë viteve të ardhshme në atë që përshkruhet si një përpjekje e re për të bëjnë sisteme të tilla më të besueshme dhe të pranuara nga komandantët ushtarakë. Drejtori i Agjencisë për Kërkime të Avancuara të Mbrojtjes (DARPA) njoftoi miratimin e shpenzimeve disa ditë më parë gjatë një konference në Uashington, duke festuar historinë e saj gjashtëdhjetë vjeçare, përfshirë këtu edhe rolin e saj të rëndësishëm në lindjen e internetit. 

 

Agjencia e sheh rolin e saj kryesor si shtyrje përpara për zgjidhjet e reja teknologjike ndaj problemeve ushtarake dhe administratorët e administratës së Trump kanë mbështetur fuqishëm injektimin e inteligjencës artificiale në më shumë armë të ushtrisë Amerikane si një mjet për të konkurruar më mirë me forcat ushtarake ruse dhe kineze. Investimi i DARPA është i vogël për shkak të standarteve të shpenzimeve të vendosura nga Pentagoni, ku kostoja e blerjes dhe mirëmbajtjes së avionëve të rinj F-35 pritet të kalojë një trilion dollarë. Por është më e madhe se programet e inteligjencës artificiale që janë financuar historikisht dhe përafërsisht me atë që Shtetet e Bashkuara shpenzuan në Projektin Manhattan duke prodhuan armë bërthamore në vitet 1940, edhe pse kjo shifër do të ishte me vlerë rreth 28 miliardë dollarë për shkak të inflacionit.  

Në korrik, firma kontraktore e mbrojtjes, Booz Allen Hamilton mori një kontratë prej 885 milionë dollarësh për të punuar për programet e inteligjencës artificiale të përshkruara gjatë pesë viteve të ardhshme. Dhe Projekti Maven, projekti i vetëm më i madh ushtarak i inteligjencës artificiale, i cili ka për qëllim të përmirësojë aftësinë e kompjuterëve për të përzgjedhur objekte në fotografi për përdorim ushtarak, do të marrë një investim prej 93 milionë dollarë në 2019. Raporti vuri në dukje se ndërsa sistemet e inteligjencës artificiale tashmë janë teknikisht të aftë të përzgjedhin objektiva dhe gjithashtu të gjuajnë me armë, komandantët kanë hezituar të dorëzojnë kontrollin në platformat e armëve pjesërisht për shkak të mungesës së besimit në arsyetimin e makinerisë, veçanërisht në fushën e betejës ku mund të shfaqen variablat që një makinë dhe dizajnerët e tij nuk kanë hasur më parë. 

 

Tani për shembull, nëse një ushtar i kërkon një sistemi të inteligjencës artificiale i cili shërben si një platformë identifikuese, ti shpjeguar përzgjedhjen e tij, ai mund të sigurojë vetëm vlerësimin e besimit për vendimin e tij, u tha gazetarëve drejtori i DARPA-s Stiven Walker pas një fjalimi të mbajtur për të prezantuar investimin e ri. Zyrtarët e DARPA-s kanë qenë mjaft të fshehtë në lidhje me saktësisht se si hulumtimi i financuar së fundmi do të rezultojë në kompjuterët që mund të shpjegojnë vendimet kryesore për njerëzit në fushën e betejës, mes zhurmës dhe urgjencës së një konflikti, por zyrtarët thanë se mundësia për ta bërë këtë është kritike për të ardhmen e inteligjencës artificiale në ushtri. 

 

DARPA aktualisht ka rreth 25 programe të fokusuara në kërkimin shkencor, sipas agjencisë, por planifikon të kanalizojë disa nga investimet e reja përmes programit të saj të ri të Inteligjencës Artificiale të Eksplorimit. Ky program, i njoftuar në korrik, do të japë grante deri në 1 milionë dollarë secili për hulumtime se si sistemet e inteligjencës artificiale mund të mësohen për të kuptuar kontekstin, duke i lejuar ata që të veprojnë më efektivisht në mjedise komplekse. Walker tha se duke bërë të mundur që sistemet e inteligjencës artificiale të marrin vendime edhe kur shpërqëndrimet janë gjithandej, dhe pastaj të shpjegojë ato vendime për operatorët e tyre do të jetë në mënyrë kritike mjaft e rëndësishme.


Më të lexuarat